Vangjel Dule
Kryetar i PBDNJ

PD nxjerr shifrat: Si u manipulua pjesëmarrja në 30 qershor Publikuar në: 05/07/2019 15:33 TIRANË Partia Demokratike ka nxjerrë sot shifra konkrete për të faktuar se si u manipuluan të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi sot për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85% të popullsisë, Ramës i duhet të ruante në letra rezultatin e 2017. Ai ta se për këtë përdori anëtarët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe komisionerët për të mbushur kutitë për të rritur numrin e pjesëmarrësve. “Mbushi kutitë me plot 280 mijë vota më shumë duke u konfirmuar si ‘babloku i madh’. Janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimit. 1/3 e bashkive ku është shtuar më shumë se gjysma e votave, që km në minorancë të mbulojë dështimin e 30 qershorit”, tha Kaso. DEKLARATA E PLOTË Gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit. Për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës. Për këtë, ai përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë për të mbushur kutitë, duke rritur artificalisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime. Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë. Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind. Në të vërtetë, kjo është një deklaratë e rreme, njësoj si shifrat e Edi Ramës për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime. Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Falsiikimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind. Bashkia Finiq ka një rritje të numrit të votave krahasuar me numrin e votuesve me 41% Ura Vajgurore me 35 % Berati me 27 % Vau i Dejës dhe Maliqi me 21 % Durrësi me 18 % Bulqiza me 17 % Dropulli me 13 % Malësia e Madhe, Korça dhe Kruja me rreth 12 % Bashkia e Kukësit dhe Gramshit me 10 % Divjaka e ka manipulimin mbi manipulimin gati 9 % Bashkia Lushnje me 8.5 % Bashkia Shkodër me gati 7 %, ndërsa bashkitë Sarandë, Rrogozhinë, Vlorë, Fier dhe Belsh me nga 6 dhe 5 përqind.