Vangjel Dule
Kryetar i PBDNJ

Kërcënimi i Zgurit/Manjani: Kush do hetojë shkeljet administrative Publikuar në: 05/07/2019 15:33 Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë të kryetarit të KQZ Manjani shkon më tej teksa shprehet se mirë që Zguri është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Garda, por shtron pyetjen se kush do ta bëjë hetimin për shkeljet administrative për shtimin e votave në kutitë e votimit. Postimi i Manjanit: “Klement Zguri raportohet të jetë kërcënuar me jetë, sepse kërkoi hetim administrativ që të zbulohet përse kishte më shumë vota e votues. Raportohet gjithashtu se Policia dhe Garda e Republikës mësynë në KQZ me forca të shumta.Dakort, shumë mirë që mbrojnë Klementin, po atë hetimin që kërkoi Ai e bëjnë dot Policia&Garda?!”-shkruan ai.